Se talentët kosovar e kanë vërshuar skenën e futbollit evropian e tregon edhe rasti i super talentit Dritan Maqkaj, shkruan BlicMedia.
Super talenti 15 vjeçar, i lindur në Gjermani po tregon paraqitje fantastike te skuadra e njohur gjermane Eintracht Frankfurt U16, ku u transferua nga Kaiserslautern.
Talenti me prejardhje nga Kosova luan në pozitën sulmues i krahut të majtë, por mund të luaj edhe si mesfushor dhe mbrojtës i krahut të majtë.
Me skuadrën e njohur gjermane, Maqkaj ka shënuar dy gola nga gjashtë paraqitje.
Se Dritan Maqkaj ka një të ardhme të ndritur tregon edhe fakti se për shërbimet e tij janë interesaur edhe Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Gjermanisë të cilat i kanë dërguar edhe ftesë zyrtare.
Së fundmi në korrik të këtij viti menagjerët e njohur Besnik Bajrami dhe Argjend Uka këtë super talentë ja kanë propozuar edhe selektorit të Kosovës, Besnik Kollari.
Kollari e ka mirëpritur ardhjen e tij por Dritan Maqkaj ska vendosur ende se fanellën e cilës përfaqësuese do ta bartë.




The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...