Një vit nga zyrtarizimi i Sylvinhos në krye të Shqipërisë, sukseset nuk munguan për strategun brazilian

21:03 | 9 Janar 2024
D.H

Një vitë më parë, me 9 janar 2023, Sylvinho prezantohej si trajner në krye të Kombëtares së bashku me ndihmësit e tij Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior

Pjesa tjetër do të mbetet në histori, Sylvinho dhe stafi i tij arritën të kualifikonin Shqipërinë për Evropianin e Gjermanisë këtë vit, shkruan Arbresh.info.

Shqipëria e mbylli grupin E, kualifikues në vendin e parë, në një grup të fortë me kombëtare si Republika Çeke e Polonia.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria do të marrë pjesë në Kampionat Evropian, pas atij të vitit 2016.

Teksa synimi i radhës i Sylvinhos me stafin e tij është të kualifikoj Shqipërinë për herë të parë në histori të Kampionatit Botëror./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale