Edhe një klub tjetër është interesuar për transferimin e Rodrygos, i cili me ardhjen e Alonsos e ka humbur pozitën e startuesit.
Ai tri ndeshjet e fundit në Kupën e Botës për Klube e ka nisur nga stoli, shkruan Arbresh.info.
Sipas ESPN Brasil, PSG tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e Rodrygos në rast se ai vendos të largohet nga Madridi.
Në mes të betejës mes Arsenalit dhe Al Nassr, Paris Saint-Germain raportohet se është rikthyer në garë për Rodrygon, pas interesimit verën e kaluar.
Real Madridi nuk do të pranojë ofertë nën 70 milionë për euro 24-vjeçarin, një shumë që Al Nassr mund ta paguajë menjëherë, ndërsa Arsenali do të ketë nevojë për kohë për ta mbuluar.
Interesi i klubit francez nuk ka shkuar më tej në këtë fazë, por Luis Enrique është një admirues i lojtarit dhe mund ta shtojë atë në një sulm yjesh në ‘Parkun e Princave’
Rodrygo iu bashkua “Los Blancos” në vitin 2019 nga Santosi, dhe ka një kontratë me klubin madrilen që e mban të lidhur deri në 2028./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër