Një muaj pasi humbi nga Oleksandr Usyk në luftën për kampionin absolut të botës në peshat e rënda, Tyson Fury u desh të nxirrej nga kafeneja nga miqtë e tij pasi ishte nën efektin e alkoolit.
“Gipsy King” piu jashtëzakonisht shumë në një bar në Morecambe dhe u përcoll nga vendi nga dy roje sigurie.
Nuk kishte asnjë problem përveç se boksieri ra në gjunjë para kafenesë dhe më pas, pasi u ngrit, goditi kokën në një shtyllë dritash në rrugë.
Pas incidentit ka folur edhe një mik i tij i cili ka sqaruar situatën.
“Kampioni nuk ka pirë për një vit dhe tani ka pirë shumë dhe nuk ndihej mirë”, tha një nga miqtë e tij.
Gjithçka “përshkallëzoi” menjëherë në rrjetet sociale dhe disa komentuan se ai ende ndihet i tronditur nga grushtet e Usykut. /Telegrafi/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...