Lajmet e këqija vazhdojnë për Barcelonën përpara derbit më të madh në botë, i njohur si El Clasico, pasi do ta kenë një mungesë të madhe.
Kampionët aktualë të Spanjës luajnë kundër Real Madridit të dielën, dhe sipas informacioneve të fundit nga Spanja, Raphinha do ta humbasë derbin.
Edhe pse raportet e mediave spanjolle të së enjtes aluduan se Raphinha mund të merrte pjesë në El Clasico, situata ka ndryshuar sot.
28-vjeçari ndjeu dhimbje dhe u largua nga seanca stërvitore e kampionëve spanjollë.
🚨⚠️ Raphinha left today’s training session after good feelings yesterday to get the green light.
He’s expected to miss El Clásico after new physical issues felt today, reports @gerardromero. pic.twitter.com/N8cQBmEgrD
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 24, 2025
Kështu, skuadra katalunase, përveç lojtarëve që mungojnë si Marc-Andre Ter Stegen, Joan Garcia, Gavi, Dani Olmo dhe Robert Lewandowski, do të duhet të bëjë edhe pa Raphinhan.
Mbetet e pasigurt nëse vetë trajneri do të jetë në stol, duke pasur parasysh se u ndëshkua me një pezullim prej një ndeshje, dhe apeli i Barcelonës u refuzua në instancën e parë. /Telegrafi/
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...