Roma ka mposhtur me shumë vështirësi Spezian në xhiron e fundit të Serie A, duke siguruar vendin e gjashtë në tabelë dhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.
Giallorosët u futën në atë takim pasi humbën finalen e Ligës së Evropës, dhe mposhtën Speizan me rikthim falë golave nga Nicola Zalewski dhe Paulo Dybala 2-1.
Megjithatë e ardhmja e Mourinhos ka qenë e paqartë nëse do të vazhdoj për vitin e tretë te Roma apo do të largohet në fund të sezonit.
Por ‘Special One’ ka konfirmuar qëndrimin në Olimpico edhe për një sezon tjetër duke u përshëndetur me tifozët.
Kur tifozët e pranishëm në Olimpico po thirrnin emrin e tij, portugezi ka bërë gjestin me duar se do të vazhdoj qëndrimin te Roma.
Kaq ka mjaftuar që video në fjalë të bëhet virale në rrjet dhe tifozët e Romës i janë gëzuar këtij lajmi se Mourinho do të mbetet në Olimpico.
“Io RESTO QUI , RESTO QUI”
??#mourinho #romaspezia pic.twitter.com/OH0q4GiQRK— MEO PINELLI ⚠️ (@meopinelli) June 4, 2023
Tifozët e Romës e kanë përkrahur jashtëzakonisht shumë Mourinhon që prej ardhjes së tij në kryeqytetin italian, derisa portugezi synon që vitin e ardhshëm të ndërtojë një skuadër të denjë për të fituar trofe. /Telegrafi/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër