Kombëtarja e Shqipërisë u-21 luan dy ndeshje gjatë muajit nëntor për kualifikimet në Evropianin “Euro 2025”, ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi.
Teksa sot trajneri Alban Bushi ka përzgjedhur 24 lojtarët e ftuar për këto dy ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Në listën e të ftuarve, bie në sy emri i Ermir Rashicës, futbollisti nga Kosova i cili luan për Skënderbeun.
Rashica ka 19 vjet dhe ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës u-19, në gjashtë paraqitje ai ka shënuar një gol.
Ndërsa si lojtar ka shkëlqyer me fanellën e Trepçës 89’.
Teksa shkëlqimi i tij ka vazhduar edhe tek Skënderbeu, ku në 12 paraqitje ka një gol dhe tri asistime.
Pas këtyre performancave ka rënë në sy të trajnerit Bushi dhe është ftuar te shpresat e Shqipërisë.
Kujtojmë që Shqipëria u-21 është në vendin e parë në grupin E, kualifikues pas katër ndeshjeve ka nëntë pikë./Arbresh.info/
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...