Kroacia dhe Shqipëria luajnë ndeshjen e rrethit të dytë në fazën e grupeve të Euro 2024, ditën e mërkurë.
Ndeshja fillon nga ora 15:00, shkruan Arbresh.info.
Tani më dy ditë para ndeshjes UEFA ka deleguar gjyqtarët për këtë sfidë.
Francezi, Francois Letexier do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes, teksa do të asistohet nga dy francezë të tjerë Mehdi Rahmouni dhe Cyril Mugnier.
Gjyqtar i katërt do të jetë Sandro Schärer nga Zvicra.
Ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë Ëilly Delajod nga Franca me asistent bashkëkombësin e tij Jérôme Brisard dhe gjermanin Bastian Dankert.

Letexier ka përvojë të madhe dhe më parë ka drejtuar finalen e Superkupës së Evropës mes Manchester Cityt dhe Sevillës./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...