“Një debutim për t’u mbajtur mend” – Juventusi nuk i ndal postimet për Edon Zhegrovën  

18:09 | 17 Shtator 2025
D.H

Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova mbrëmë debutoi me fanellën e Juventusit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit, sfidë kjo e cila u mbyll me rezultat 4-4.

Edoni hyri në lojë në minutën e 87-të, dhe pati një paraqitje të mirë për ata 10 minuta aq sa luajti.

Debutimi i tij i ka pëlqyer jashtë mase Juentusit, derisa “Zonja e Vjetër” nuk po i ndal postimet për të në rrjetet sociale.

Mbrëmë në Instagaram, Juventusi shkroi se debutimi i tij është i vështirë për t’u harruar.

“Debutimi i tij do të jetë i vështirë për t’u harruar” – shkruan Juventusi në faqen zyrtare në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juventus (@juventus)

Ndërsa sot në faqen zyrtare në Facebook, të klubit Juve ka bërë një tjetër postimi për Zhegrovën.

“Një debutim për t’u mbajtur mend”, ka shkruar Juventusi në Facebook.

Që nga transferimi i anësorit dardan, Juventusi i ka bërë marketing të madh yllit kosovar, i cili pritet të shkëlqejë me fanellën biankonere. Edoni po pëlqehet edhe nga fansat juventin, ku shumica prej tyre po e duan dhe po shkruajnë komente pozitive në drejtim të tij.

Ndeshja e radhës e Juventusit është në fundjavë ndaj Veronas./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale