Sulmuesi i Nices, Mario Balotelli mund të largohet nga Liga 1 me përfundimin e sezonit në mënyrë që të rikthehet në Itali dhe t’i bashkohet Romas gjatë verës.
27-vjeçari, i cili iu bashkua Nices nga Liverpooli në muajin gusht të vitit 2016, ka qenë i lidhur për transferim në disa nga klubet më të mëdha evropiane para përfundimit të kontratës së tij gjatë verë së këtij viti, transmeton portali arbresh.info.
Aktualisht, Roma është duke udhëhequr garën ndërkohë që agjenti i Balotellit, Mino Raiola, tashmë është takuar me drejtorin sportiv të “Giallorossëve”, Monchin, këtë javë.
Trajneri i Romas, Eusebio Di Francesco ka pranuar gjithashtu që ai do të ishte i ngazëllyer nga shansi për të drejtuar Balotellin.
Reprezentuesi i Italisë ka qenë në formë të shkëlqyer duke shënuar 22 gola brenda 32 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot