Ngec Prishtina e Ballkani, afrohet Drita – Rezultatet dhe renditja tabelare pas javës së 12-të

16:06 | 2 Nëntor 2025
D.H

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 12-të në Superligën e Kosovës, ku në derbin e kësaj xhiro, Drita ka fituar minimalisht ndaj Llapit 1-0.

Në dy përballjet e tjera të ditës së sotme Malisheva ka triumfuar ndaj Dukagjinit me rezultat 1-2 në udhëtim, shkruan Arbresh.info.

Teksa, Prishtina e Re dhe Drenica kanë ndarë pikët duke luajtur baras me rezultat 0-0. Me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe takimi i mbrëmshëm mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Kurse një tjetër barazim ishte në duelin e zhvilluar në Suharekë mes Ballkanit dhe Ferizajt, aty ku takimi u mbyll 1-1.

Pas 12 xhirove vazhdon të prijë në tabelë, Prishtina me 26 pikë e ndjekur pas nga Ballkani me 23 ndërsa Drita është e treta me 20 sosh.

Në pozitën e katërt ndodhet Dukagjini me 17 pikë, pason Llapi i pesti me një pikë 16 aq sa ka edhe Malisheva e gjashta.

Drenica është në pozitën e shtatë me 15 pikë, kurse në pozitën e barazhit është Ferizaj me 14 sosh.

Gjilani është i parafundit me 12 pikë teksa Prishtina e Re e mbyll renditjen tabelare me tetë pikë.

Xhiron e radhës takohen Drita me Prishtinën, Ferizaj – Dukagjini, Llapi – Prishtina e Re, Malisheva – Gjilani dhe Drenica – Ballkani./Arbresh.info

Të ngjashme