Gjatë mbrëmjes së mërkurë në Ligën e Kampionëve pati shumë momente interesante, përveç golave të shënuar që ‘pushtuan’ rrjetet sociale.
Të mërkurën mbrëma ethet e Ligës së Kampionëve pushtuan të gjithë tifozët e futbollit, me shumë ndeshje që ishin interesante duke dhuruar shumë gola.
Megjithatë, rezultatet ishin thuajse të gjitha të pritura me fitore të favoritëve, përveç humbjes së Liverpoolit në shtëpi nga PSV Eindhoven.
Përveç golave të shënuar, mbrëmjen e së mërkurës e karakterizuan edhe disa asistime fantastike që pushtuan rrjetet sociale.
Asistimi i Vinicius Junior për Kylian Mbappe me të trinën e jashtme apo siç njihet ndryshe si ‘trivela’ ishte padyshim njëri nga më të mirët e mbrëmjes.
Edhe Joao Neves dhuroi një asistim fantastik me thembër për Fabian Ruiz, ndërsa Geny Catamo me një asistim të bukur e vendosi Luis Suarez të vetëm para portierit kundërshtar.
Asistimi i fundit që ka lënë përshtypje pozitive për nga klasi mbrëmjen e së mërkurës ishte ai i Mauro Junior për Guus Til në fitoren e PSV Eindhoven ndaj Liverpoolit. /Telegrafi/
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kr...
Kusari-Lila tregon arsyen e mungesës në fushatë: Babai im ës...
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”