Kombëtarja e Kosovës në futboll përmbylli kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, të martën mbrëma me humbjen nga Bjellorusia në “Fadil Vokrri”, me rezultat minimal 1-0.
Me këtë humbje Kosova përmbylli renditjen tabelore në vendin e pestë në grupin I kualifikues, shkruan Arbresh.info.
Kosova pati përballë kundërshtarë në grup, Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Ky grup ishte mjaftë shpresë dhënës, për kombëtaren e Kosovës që i dha edhe motiv për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm.
Pas marrjes së vesh së shortit FFK, kishte një moto “Me Kosovën në Evropian”.
Por çfarë ndodhi pas gjithë kësaj?
Kosova nisi kampanjën kualifikuese me barazim ndaj Izraelit 1-1, në mars të këtij viti, një rezultat jo ai që kërkohej por i mirë duke marrë parasysh kundërshtarin.
Kështu Kosova e nisi me barazim kampanjën, por me shpresë të madhe që të bëjë historinë.
Tre ditë më vonë në Prishtinë ndodhi e papritura, një kombëtare modeste si Andorra që shumica e lojtarëve bëjnë punë dytësore, morën një pikë në Prishtinë.
Kosova u ndal sërish por tani nga Andorra me rezultat të njëjtë si në Izrael 1-1.
Për shumëkënd shkarkimi i trajnerit Alan Giresse ishte një obligim nga FFK-ja, pas këtij dështimi ndaj Andorrës dhe gabimin në përzgjedhje të lojtarëve.
Por kjo nuk ndodhi Giresse vazhdoi edhe për dy ndeshjet e qershorit ndaj Rumanisë në Prishtinë e Bjellorusisë në Hungari.
Të gjithë po e prisnin shpërthimin e Dardanëve, një fitore me Rumanin do të kthente në binar gjërat.
Por që Kosova gaboi sërish, në “Fadil Vokrri”, nuk morri më shumë se një pikë ndaj rumunëve.
Kështu pas tre ndeshjeve Dardanët kishin tre pikë.
Ndeshja e dytë e qershorit ia dha vulën se Kosova nuk po funksion, Bjellorusia një kombëtare që nuk kishte fituar për nëntë ndeshje radhazi, mposhti të përzgjedhurit e Giresse me rezultat 2-1.
Pas katër ndeshjeve tre pikë vendi i pestë, vetëm Andorra ka pas paraqitje më të dobët se Kosova në grup.
Kjo humbje duket se ia “hapi sytë” FFK-së, kur edhe u largua trajneri francez, Alan Giresse.
Por kjo ishte shumë vonë pasi që kombëtaret si Rumania e Zvicra tani më ishin larg me pikë nga Dardanët.
FFK emëroi trajnerin e ri, sllovenin Primoz Gliha, deri në përmbylljen e kësaj kampanje.
Përveç rezultateve të dobëta, Kombëtarja e Kosovës po përballonte edhe trendin e ikjes së lojtarëve.
Dyshja Mirlind Daku e Arbnor Muja, lojtarët që po kalonin në super formë të ekipet e tyre, u larguan nga Kosova për të shkuar te Kombëtarja e Shqipërisë.
Daku nuk po ftohej nga përzgjedhësit, e Muja për shkak të minutazhës lanë Kosovën për Shqipërinë.
Në muajin shtator Zvicra zbarkoi në “Fadil Vokrri”, Kosova morri një pikë, një barazim 2-2 por assesi të gjente fitoren.
Një rezultat motivues për të fituar në Rumani pas tre ditësh.
Kosova udhëtoi për në Rumani me shpresën dhe synimin e vetëm fitoren që të vazhdonin garën për kualifikimin historik në kampionatin Evropian.
Dardanët mposhtën në Rumani me rezultat 2-0, në një ndeshje ku vetëm sport nuk pati.
Thirrje raciste, flamuj serb e thirrje për dhunë ndaj shqiptarëve.
Me këtë humbje Kosova humbi edhe rastin e artë për kualifikim në Evropian, gjasat ishin minimale edhe pse matematikisht shpresa kishte ende.
Pas gjashtë ndeshjeve, kombëtarja e Kosovës nuk e kishte shijuar fitoren ende, teksa kishim mbetur vetëm edhe katër lojë.
Dy ndeshjet e para si trajner i Kosovës, për Glihan nuk shkuan fare mirë një barazim dhe një humbje.
Kosova fitoren e parë e gjeti në muajin tetor ndaj Andorrës në udhëtim me rezultat 3-0, një ndeshje ku kishte të ftuar edhe lojtarë të Superligës së Kosovës.
Kjo ishte ndeshja e vetme që Kosova e luante në tetor, pasi ndeshja ndaj Izraelit u shtye shkaku i konfliktit që nisi në Izrael dhe Palestinë.
Dardanët me pak shpresa, në muajin nëntor por me lojtarë të rinj e me shumë motiv për fitore, arritën të fitonin ndaj Izraelit.
Por kjo fitore la shije të hidhur shumë debate konflikte trajner-lojtar.
Mos ftesa e Edon Zhegrovës ngriti ‘pluhër’ në opinion, gjithashtu mungesa e Amir Rrahmanit kapitenit të Kosovës.
Pas kësaj fitore kishte një mundësi të vogël për kualifikim, dy fitore në dy ndeshjet e fundit ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, një humbje e Zvicrës ndaj Rumanisë dhe një barazim ose një humbje e Izrealit nga Rumania, pas gjithë këtyre gjërave e dështimesh, do të sillte një fund të lumtur për Kosovën.
Por jo as këtu fati s’ishte me djemtë e kombëtares Kosova u ndal me barazim ndaj Zvicrës 1-1 në Bazel e humbi në Prishtinë 1-0 ndaj Bjellorusisë.
Nga moto “Me Kosovën në Evropian”, në vendin e pestë në tabelë.
Ky grup edhe pse parashihej të ishte Kosova në top tre vendet e para, mbeti e parafundit duke bërë performancë më të mirë se Andorra modeste.
Ajo moto e FFK-së, mbeti vetëm moto, ëndrra për kualifikim nuk u realizua duke marrë parasysh edhe kundërshtarët e lehtë në letër.
Një mundësi shumë e mirë u shpërdorua, nga një gjeneratë e artë e futbollistëve që po bëjnë performanca të shkëlqyera me klubet që luajnë.
Padyshim paraqitja e lojtarëve të Superligës së Kosovës dhe mundësia për promovimin e tyre ishte gjëja më e vlefshme kësaj kampanje kualifikuese për “Dardanët”.
Qëndrim Zyba, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi e Muhamet Hyseni, shkëlqyen në tre ndeshjet e fundit te Kosova, ky i fundi edhe debutoi me gol ndaj Zvicrës./Arbresh.info/



Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...