Ronald Araujo është rikthyer. Mbrojtësi i Barcelonës, pasi kaloi një periudhë të errët për shkak të problemeve me shëndetin mendor, ka gjetur sërish dritën e tij në fushë dhe në jetë.
Pas një pauze, që e ndihmoi falë profesionistëve, miqve dhe sidomos familjes, uruguaiani tregoi për “Mundo Deportivo” një episod tronditës.
“Po pija diçka me gruan. Pashë si i ndryshoi fytyra teksa shikonte telefonin dhe sytë iu mbushën me lot. E pyeta çfarë ndodhi. ‘Nuk e kuptoj ligësinë e njerëzve; iu urojnë vdekjen vajzave tona’, më tha”.
Mesazhet e urrejtjes ndikuan rëndë tek ai.
“Kur arrin në atë pikë, kupton sa e çmendur është shoqëria në rrjetet sociale. Ndoshta nuk të godet drejtpërdrejt, por familja vuan”.
Ankthi njëvjeçar e gjysmë u kthye në depresion.
“Vuaja shumë brenda vetes, kjo ndikoi në performancën time në stërvitje dhe ndeshje. Pas ndeshjes me Chelsea kuptova se duhej të flisja me profesionistë të shëndetit mendor”.
Mbështetja e familjes ishte vendimtare: “Çfarëdo që të bësh, të mbështes, më tha babai…”
Pikërisht aty nisi drita: “Në fund të fundit, edhe ne jemi njerëz, pavarësisht se futbollistë. Nuk ka të bëjë me paratë, nuk ka të bëjë me famën. Edhe ne gjithashtu vuajmë për shkak të asaj që ndodh në fushë. Jemi me fat që bëjmë atë që bëjmë, por mbetemi njerëz, kemi ndjenja”.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...