Neymar do të refuzoj transferimin në Real Madrid në favor për të vazhduar qëndrimin në PSG, të paktën kështu beson babai i tij.
Superylli brazilian ka qenë i lidhur me një transferim te gjiganti spanjoll pavarësisht transferimi te lideri në Liga 1 për 222 milionë euro verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Tani, babai i tij, Neymar Sr ka reaguar duke hedhur poshtë kështu thashethemeve si dhe duke pretenduar që djali i tij 26-vjeçar do të vazhdoj qëndrimin në Parc des Princes.
“Neymar tashmë ka një të ardhme në PSG. Neymar tashmë ka një të tashme në PSG”, ka thënë Neymar Sr.

Ish ylli i Barcelonës aktualisht është në vendlindjen e tij duke u rikuperuar nga lëndimi pas një operacioni në këmbë.
Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, dhe presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, janë në Mangaratiba, afër Rio de Janerios, duke shikuar nga afër rikuperimin e tij./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1