Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Real Madridin rreth një transferimi të mundshëm gjatë verës dhe tashmë ka shtruar edhe kërkesë për numrin e fanellës së tij.
Thashethemet që lidhin brazilianin me transferimin tronditës në Bernabeu janë shfaqur së fundmi, ndërkohë që Neymar po frusturohet gjithnjë e më shumë me jetën në Paris pas edhe përplasjes me Edinson Cavanin që ndodhi në fillim të këtij sezoni dhe së fundmi, transmeton portali arbresh.info.

Atëherë dhe tani në fitoren e thellë ndaj Dijonit, ai me ngulm kërkoi të marrë goditjen nga pika e bardhë nga reprezentuesi uruguaian, i cili në rast se do të shënonte do të thyente rekordin nga Zlatan Ibrahimovic si golashënuesi më i mirë, gjë të cilën tashmë e ka arritur.
Kjo besohet të ketë irrituar tutje Neymarin dhe rritur gjithashtu dëshirën e tij për largim. Madje, shou televiziv në Spanjës ‘El Chiringuito’ pohon tani që Real Madridi ka arritur në atë pikë të marrëveshjes sa lojtari ka zgjedhur edhe numrin e fanellës.

Dëshira e tij që ka shprehur te Real Madridi është bartja e fanellës me numër 10, të cilën aktualisht e bartë te PSG dhe skuadra kombëtare e Brazilit.
Megjithatë, Luka Modric tashmë është duke e bartur atë fanellë pasi e kishte trashëguar atë nga James Rodriguez që kaloi në Bayern Munich, por kroatit do t’i duhet ta ndryshojë sërish për të marrë fanellën e vjetër me numër 19 në mënyrë për t’ia plotësuar dëshirën Neymarit./arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore