Superylli i Paris Saint Germain, Neymar beson se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, do ta kthej Serie A në “futbollin italian që e kam shikuar si një fëmijë”.
Kampioni i pesëfishtë i Topit të Artë iu bashkua “Zonjës së Vjetër” nga Real Madridi për një marrëveshje prej 113 milionë euro dhe Neymar beson se kjo do të jetë një shtytje për të gjithë futbollin, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj se Cristiano Ronaldo do ta ndryshoj futbollin italian”, ka thënë braziliani për ‘Fox Sports’.
“Do të jetë sërish futbolli italian që unë e ka shikuar si fëmijë sepse Cristiano Ronaldo është një lojtar i mrekullueshëm. Ai është një legjendë në futboll, një gjeni”
“Jam i lumtur me vendimin e tij. Mendoj se është një vendim i vështirë për të, prandaj i uroj fat të mirë, por jo kundër PSG-së”
Ronaldo u prezantua në Torino në fillim të kësaj jave./arbresh.info/
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...