Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Neymar është rikthyer sot (e mërkurë) në stërvitje, thuajse dy muaj e gjysmë qysh pas lëndimit në një ndeshje kundër Strasbourgut në kuadër të Kupës së Francës më 21 janar.
Braziliani nuk iu bashkua pjesës tjetër të grupit në fushë në kapin stërvitor të klubit, por punoi me topin nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të skuadrës, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/PSG_inside/status/1113453371753664517
“Neymar është duke pasur mirë progres në lëndim”, njofton PSG.
“Ashtu siç pritej, lojtari është rikthyer në fushë dhe specialistët në klub do të kryejnë të gjitha vlerësimet mjekësore dhe radiologjike brenda 15 ditëve”
Neymar synon të jetë në aksion këtë verë në Kupë të Amerikës, e cila zhvillohet në vendlindjen e tij në Brazil./arbresh.info/
https://twitter.com/PSG_inside/status/1113134068290514946
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës