Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahen dy mbledhje të rëndësishme të komisioneve parlamentare.
Në orën 09:30, mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku në rend dite është miratimi i draft-planit të punës së komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026. Mbledhja do të mbahet në sallën N-10.
Ndërsa në orën 12:00, do të mblidhet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KPM-së, në sallën N-225 të Kuvendit të Kosovës.
Të dy mbledhjet pritet të trajtojnë çështje të rëndësishme në kuadër të funksionimit institucional dhe proceseve parlamentare.
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...