Neymar ka rigjetur formën e tij sikurse në kohët e vjetra, duke realizuar një hattrick mbrëmë në ndeshjen e Santosit ndaj Juventude, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e 37-t të Superligës së Brazilit.
Golin e parë e shënoi në minutën e 56-t, teksa nëntë minuta më vonë realizoi për ta dyfishuar epërsinë, shkruan Arbresh.info.
Hattrickun e kompletoi në minutën e 73-t kur qëlloi saktë nga penalltia për ta vulosur fitoren e Santosit me rezultat 3-0.
Me këtë hattrick ai ka shkuar në kuotën e nëntë golave, derisa ka edhe një asistim.
Ky ishte hattricku i tij i parë që nga viti 2022./Arbresh.info
Tragjedi në Maldive, mbyten pesë turistë italianë
Mërgim Lushtaku reagon ndaj deklaratave të VV-së për rastin ...
Trumpi thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarak...
“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani p...
Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor jep detajet për gjetjen e ...