Ylli i Paris Saint Germainit, Neymar nuk do të jetë titullar mbrëmjen e sotme (e martë) në ndeshjen kundër Real Madridit në Ligë të Kampionëve.
Ylli brazilian nuk ka qenë në dispozicion për parisienët që gjashtë javë dhe trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel nuk do të rrezikoj atë për ndeshjen në kryeqytetin spanjoll, transmeton portali arbresh.info.

Neymar ishte larguar në minutën e 65′ gjatë ndeshjes kundër Lilles të premten – ditë që shënoi rikthimin e tij në aksion.
Tuchel thuhet se do të startoj me Kylian Mbappen, Mauro Icardin dhe Angel Di Marian në formacionin 4-3-3.
Kujtojmë se Neymar është përfolur shumë gjatë gjithë verës për rikthim në Spanjë, por në fund asgjë nuk u finalizua./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...