Duket se më në fund nuk ka dilema rreth të ardhmes së sulmuesit brazilian, Neymar.
Ky i fundit gjithnjë e më tepër po shton spekulimet se do të largohet nga Paris Saint-Germain, ku futbollistët e saj janë në vlugun e përgatitjeve para-sezonale.
Megjithëse bashkëlojtarët kanë filluar me stërvitjet e para pas pushimeve verore duket se kjo nuk po vlen për lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Ai së fundi është shfaqur në qytetin e Torinos teksa pozon në krah të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldos dhe mikut të tyre Richard Regufe.
PSG njoftoi të hënën se do të “ndërmarrë veprime” kundër reprezentuesit të Brazilit për mos përmbushjen e detyrimeve dhe refuzimit të daljes në stërvitje.
Ndryshe, Neymar po këmbëngul në largimin nga kampioni francez dhe raportohet se dëshiron të rikthehet te Barcelona, ku ishte larguar para dy vjetëve për 222 milionë euro. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BztMLA7DMBo/?utm_source=ig_embed
E premte me diell dhe acar në mëngjes, temperaturat deri në ...
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës