Cristiano Ronaldo raportohet se do t’i jap fund kundërshtimit ndaj Real Madridit për të nënshkruar me superyllin Neymar vetëm nëse Florentino Perez i ofron kontratë të re.
Neymar ka qenë në radarin e Perezit qysh pasi doli në skenë te Santos në vendlindjen e tij në Brazil, transmeton portali arbresh.info. Presidenti i Real Madridi ka lënë të kuptohet që shpreson që një ditë të sigurojë shërbimet e tij kur ai u largua nga Barcelona verën e kaluar.

Transferimi i tij në Paris Saint Germain është përcjellur me një numër të madh spekulimesh që Real Madridi do të reagojë në fund të sezonit dhe do të transferojë atë.
Këto spekulime kanë shkuar në mënyrë paralele me thashethemet që Cristiano Ronaldo nuk dëshiron që Perez të nënshkruaj me 26 vjeçarin. Megjithatë, raportet e fundit nga Spanja lënë të kuptohet që Ronaldo mund t’i jap fund kësaj nëse Perez i plotëson kërkesat atij.
Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, sulmuesi i Real Madridi dëshiron që gjiganti në La Liga të shfaq që ata kanë besim në të derisa po fillon të hyjë në fazat e fundit të karrierës së tij./arbresh.info/
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...