UEFA ka ndëshkuar sulmuesin Neymar për komentet e tij në rrjete sociale rreth penaltisë së akorduar në favor të Manchester United gjatë fitores së tyre në Ligë të Kampionëve kundër PSG-së më 6 mars.
Goli i realizuar nga Marcus Rashford nga pika e bardhë në minutën e katërt të kohës shtesë i siguroi një fitore me rezultat 3 me 1 skuadrës së United, i cili vazhdoi tutje në çerekfinale falë përparësisë së golave si mysafirë, transmeton portali arbresh.info.
Penaltia ishte akorduar pas shqyrtimit të rastit me anë të teknologjisë VAR kur goditja nga Diogo Dalot u ndal me dorë nga Presnel Kimpembe, por Neymar pretendoi se goditja nga pika e bardhë nuk duhej të ipej.
Në një postim në rrjete sociale, 27-vjeçari, i cili mungoi në dy ndeshjet për shkak të sulmit, ka shkruar: “Kjo është turp, ata kanë vënë në detyrë katër njerëz që nuk kanë lidhje me futboll për të shikuar videot sërish në VAR”.
“Nuk ka penalti. Si mund të jetë prekje me dorë kur u godit nga prapa! Shko q******”
UEFA ka konfirmuar në një deklaratë të lëshuar pasditen e sotme (e premte) se Neymari është ndëshkuar bazuar në nenin e 15, rregulli 1, pika d – “ofendime/ngacmime ndaj zyrtarit të ndeshjes”./arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja