Neymar mbetet jashtë listës së Brazilit për ndeshjet e marsit, Ancelotti ka një mesazh për të

22:45 | 16 Mars 2026
D.H

Sulmuesi brazilian Neymar nuk është përfshirë në listën e fundit të Kombëtares së Brazilit për ndeshjet e muajit mars, vendim që është marrë nga trajneri Carlo Ancelotti.

Ylli 33-vjeçar, i cili aktualisht luan te Santos vazhdon të jetë jashtë për ndeshjet e Brazilit.

Brazili do t’i zhvillojë dy ndeshjet kundër Francës dhe Kroacisë gjatë këtij muaji.

Këto ndeshje shërbejnë si përgatitje për Kampionatin Botëror 2026, ndërsa stafi teknik i Brazilit ka vendosur të mbështetet në disa lojtarë të tjerë për këtë grumbullim.

Megjithatë, Ancelotti nuk e ka mbyllur derën për Neymarin dhe ka lënë të kuptohet se ai ende mund të rikthehet në të ardhmen te kombëtarja.

“Neymar nuk u thirr në kombëtare sepse nuk është 100% gati tani. Ai ende ka një shans për Kupën e Botës. Ai duhet të vazhdojë të luajë ndeshje për të ruajtur gjendjen e tij fizike”, ka thënë Ancelotti.

Kujtojmë  se Neymar nuk ka luajtur që nga tetori i vitit 2023 për Brazilin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale