Ish mesfushori i Real Madridit, Guti beson që Neymari duhet të luaj në Real Madrid për të arritur nivelin më të lartë në karrierën e tij.
Ylli brazilian, i cili iu bashkua Paris Saint Germainit verën e kaluar nga Barcelona për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro, ka qenë i lidhur me transferim në Madird gjatë muajve të fundit, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur nëse Neymar mund të bartë ngjyrat e Madridit një ditë, Guti, i cili udhëheq skuadrën e të rinjve në Real Madrid, ka thënë për ‘Cadena Ser Radio’ se ai shpreson që kjo të ndodhë një ditë.

“Mendoj se po”, ka thënë fillimisht Guti. “Në fund, ai ka qenë në një klub të rëndësishëm si Barcelona dhe tani është në një tjetër te PSG, por ju mund ta shihni atë vetëm në Ligë të Kampionëve”
“E gjitha që është duke i munguar atij është Real Madridi. Nëse dëshiron të ketë progres për të vazhduar përpara, në mënyrë për ta bërë këtë ai ka nevojë ta bëjë këtë në Real Madrid”
Pa marrë parasysh treshen në front të përbërë nga Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, Guti beson që Neymar ka vend në linjën frontale të ‘Los Blancos’ duke shtuar që pozita e Ronaldos është e sigurt./arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore