Neymar dhe disa yje të tjerë brazilian janë lënë jashtë skuadrës kombëtare për dy ndeshjet e ardhshme miqësore, kundër Argjentinës dhe Australisë.
Trajneri Tite ka konfirmuar të premten se këto ndryshime janë bërë në favor të futbollistëve në mënyrë që atyre t’iu ofrohet më shumë pushim gjatë verës për herë të parë që nga viti 2013, transmeton portali arbresh.info.
Ylli i Barcelonës ka luajtur në çdo turne madhështor çdo verë qysh pas Kampionatit Botëror në vitin 2014, por tani është lënë jashtë skuadrës së plotë të Brazilit së bashku me Roberto Firminon e Liverpoolit, i cili është duke pasur problem me lëndime.
Brazili do të luaj kundër Argjentinës më 9 qershor në ‘Melbourne Cricket Ground’ para ndeshjes ndaj Australisë vetëm katër ditë më vonë në të njëjtin vend./arbresh.info.
Skuadra e plotë e Brazilit:
Portier: Diego Alves (Valencia), Weverton (Atletico-PR), Ederson (Benfica)
Mbrojtës: David Luiz (Chelsea), Gil (Shandong Luneng), Jemerson (AS Monaco), Rodrigo Caio (Sao Paulo), Thiago Silva (PSG), Alex Sandro (Juventus), Fagner (Corinthians), Filipe Luis (Atletico Madrid), Rafinha (Bayern Munich)
Mesfushor: Fernandinho (Manchester City), Giuliano (Zenit), Lucas Lima (Santos), Paulinho (Guangzhou Evergrande), Philippe Coutinho (Liverpool), Renato Augusto (Beijing Guoan), Rodriguinho (Corinthians), Willian (Chelsea)
Sulmues: Diego Souza (Atletico-PR), Douglas Costa (Bayern Munich), Gabriel Jesus (Manchester City), Taison (Shakhtar Donetsk)
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...