Legjenda e Brazilit, Marcos Cafu sheh një të ardhme të ndritur për bashkëkombësin e tij Neymar.
Cafu e sheh Neymarin si pasardhësin ideal të njërit prej futbollistëve më të mirë të historisë, Pele e madje deklaron se ylli i Barcelonës mund ta kalojë atë.
Neymar është duke shkëlqyer me Barcelonën dhe është shndërruar në një lider në kombëtaren e Brazili.
“Rekordet ekzistojnë për t’u thyer. Natyrisht se Neymar ka kualitetin e duhur për t’i thyer të gjitha”, ka thënë Cafu.
“Ai është i ri dhe ka gjithë kohën e duhur në dispozicion. Nëse vazhdon të luajë me këto ritme, ekziston mundësia që ai të parakalojë edhe një lojtar si Pele”, ka theksuar ish-kapiteni i kombëtares së Brazilit.
Neymar ka udhëhequr Brazilin drejt medaljes së parë të artë olimpike në lojërat e zhvilluara vitin e shkuar në Rio de Janeiro. /Arbresh.info
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...