Portieri i Brazilit, Ederson ka deklaruar se bashkëlojtari i tij Neymar është i lumtur pavarësisht dështimit për rikthim te kampioni në La Liga – Barcelona.
Neymar është përfolur gjatë gjithë verës për rikthim në Barcelonë, por gjiganti spanjoll nuk ishte në gjendje të ri-nënshkruante me të nga Paris Saint Germaini para mbylljes së afatit kalimtar të hënën, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur për Neymar, Edersoni i Manchester Cityt u ka thënë gazetarëve se 27-vjeçari ka lënë gjithë këtë dramë prapa tij.
“E shoh atë të lumtur. Çdo lojtarë që vesh fanellën e skuadrës kombëtare të Brazilit është i lumtur”, ka thënë Enderson.
“Nuk mund të flas për merkaton këtë verë sepse nuk e di se çfarë ndodhi. Nuk i ndjek lajmet aq. Pra, unë nuk e di se si t’i përgjigjem kësaj, por e di se këtu, në skuadrën e Brazilit, ai është i lumtur”
“Sigurisht se Neymar është i lumtur. Nuk e di nëse do të luaj. Kjo është një pyetje që Tite duhet t’i përgjigjet sepse ai është i vetmi person që mund të përgjigjet nëse Neymar luan apo jo”
“Ne kemi pasur vetëm një stërvitje dhe ajo ndodhi dje. Ishte një seancë stërvitore me topin, prandaj unë nuk mund të përgjigjem rreth kësaj”
Neymar pritet të rikthehet në fushë për herë të parë që nga muaji maj./arbresh.info/
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...