Neymar beson se Lionel Messi do të nënshkruaj kontratë të re me Barcelonën.
Kontrata e reprezentuesit argjentinas në Barcelonë skadon në vitin 2018 dhe sulmuesi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij në klub, transmeton portali arbresh.info.
Por Neymar, i cili shkëlqeu në fitoren historike të së mërkurës në Ligë të Kampionëve ndaj Paris Saint Germain, beson se Lionel Messi do të rinovoj kontratën me klubin në ‘Camp Nou’.
“Leo do të rinoj kontratën. Kjo është e sigurt”, tha reprezentuesi brazilian për mediat spanjolle.
Barcelona bëri një rikthim befasues në ‘Camp Nou’ pas disavantazhit prej katër golave ndaj skuadrës së Unai Emeryt duke siguruar kualifikimin në rundin tjetër të UEFA Ligës së Kampionëve./arbresh.info
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...