Neymar do të largohet nga Al-Hilal pas një viti e gjysmë qëndrimi te skuadra arabe, por pa lënë ndonjë gjurmë.
Sulmuesi brazilian është afër kthimit të tij në skuadrën e zemrës Santos, sipas Fabrizio Romano.
Një marrëveshje verbale është arritur mes lojtarit, Santos dhe Al Hilal , me hapa formalë që priten javën e ardhshme.
Fabrizio Romano ka raportuar se këtë javë do të ndiqen hapat e radhës për t’u zyrtarizuar marrëveshja.
“Hapat zyrtarë që do të ndiqen këtë javë për formulën përfundimtare të marrëveshjes nga Al Hilal dhe kontratat që do të kontrollohen. Neymar tashmë i tha po lëvizjes te Santos”.
Sulmuesi brazilian ka luajtur më parë për Santos përpara se të kalonte në Evropë.
Rikthimi i tij shënon një moment të rëndësishëm për klubin, me tifozët që presin me padurim njoftimin zyrtar. /Telegrafi/
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë