lojtarë të cilët do t’i konsideronin në një marrëveshje shkëmbimi me Alexander Isak.
Me vetëm nëntë ndeshje të mbetura në Ligën Premier këtë sezon, lajme për marrëveshje të reja kanë dalë në skenë para hapjes së afatit kalimtar veror.
Teksa shumë klube pritet që të jenë të zëna në afatin kalimtar, Liverpooli pritet të jetë më aktiv në tregun e transferimeve, pasi Arne Slot po synon ta përforcojë ekipin e tij.
Alexander Isak raportohet se është në krye të listës së tyre të dëshirave dhe është raportuar se ‘Laraskat’ kanë përzgjedhur dy lojtarë të Liverpoolit të cilët i duan të përfshirë në një marrëveshje për sulmuesin e tyre.
Me disa nga klubet e mëdha në botë që besohet se do të bëjnë një lëvizje për Isak, Liverpooli me gjasë do të duhet të paguajë një shifër rekord të klubit nëse duan të sigurojnë shërbimet e tij në verë.
Për të ndihmuar që të zbutet çmimi, është raportuar se ‘Të Kuqtë’ do të konsiderojnë një ose më shumë lojtarë si pjesë të marrëveshjes dhe Newcastle tashmë kanë kërkuar dy prej tyre.
Sipas një raportimi nga Give Me Sport, Liverpooli mund t’i ofrojë atyre Diogo Jotan dhe Harvey Elliott si pjesë e marrëveshjes për ta sjellë sulmuesin suedez në ‘Anfield’.
Liverpooli besohet se do të konsiderojë të ofrojë edhe disa lojtarë të tjerë për Isak, por trajneri Eddie Howe thuhet se i pëlqen këta dy lojtarë./Telegrafi/
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja