Newcastle ka arritur të mposhtë Arsenalin me rezultat 0-2 në “Emirates Stadium” në kuadër të gjysmëfinales së parë në Carabao Cup.
Fillimisht, shënoi Isak në minutën e 37-të, shkruan Arbresh.info.
Kurse për ta dyfishuar epërsinë u përkujdes Gordon, i cili shënoi gjashtë minuta pas nisjes së pjesës së dytë.
Deri në fund gola të tjerë nuk pati dhe kështu Newcastle arriti të bëj një hap të madh drejt finales së madhe të Carabao Cup.
Ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave luhet me 5 shkurt ku edhe përcaktohet finalisti.
Gjysmëfinalja tjetër është mes Tottenhamit dhe Liverpoolit./Arbresh.info
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...