Newcastle do të shqyrtojë shitjen e Alexander Isak te Liverpool për 150 milionë euro

23:45 | 31 Gusht 2025
D.H

Sipas The Telegraph, Newcastle United mund të jetë i hapur për të shitur sulmuesin suedez Alexander Isak te Liverpool, nëse arrin një ofertë prej rreth 150 milionë eurosh para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Klubi i mbështetur nga Arabia Saudite është i gatshëm ta lejojë 25-vjeçarin të largohet, edhe nëse nuk do të ketë menjëherë një zëvendësues.

Fondi i Investimeve Publike, aksionari kryesor i Newcastle, duket se është i prirur të përfitojë nga shitja, duke ndryshuar qëndrim krahasuar me më herët, kur kërkonte mbi 170 milionë euro.

Liverpool kishte bërë më parë një ofertë prej 127 milionë eurosh, e refuzuar nga “Magpies”, por një qasje e re mund ta shtyjë klubin anglez ta shqyrtojë seriozisht shitjen.

Megjithatë, nuk ka asnjë garanci që Isak do të përfundojë në “Anfield”. Newcastle nuk është i shqetësuar për zëvendësues dhe ekipi i rekrutimit tashmë ka përjashtuar transferimin e Yoane Wissa nga Brentford, ndërsa ka dyshime edhe për gatishmërinë e Wolves për të shitur Jorgen Strand Larsen.

Me pak opsione dhe kohë të kufizuar, çdo nënshkrim i ri mbetet një sfidë e madhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme