Serie finale e play-offit në elitën e basketbollit kosovar po shkon drejt fundit. Nesër do të luhet ndeshja e gjashtë mes Trepçës dhe Bashkimit.
Në palestrën “Minatori” me fillim nga ora 19:00, luhet beteja e radhës ku mund të jetë përckatuese për titullin kampion, shkruan Arbresh.info.
Aktualisht, mitrovicasit po triumfojnë 3-2 me seri dhe iu duhet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion.
Kampion shpallet skuadra që arrin katër fitore e para. Bashkimi udhëton nesër në Mitrovicë, për ta barazuar serinë dhe për ta bërë edhe më dramatike, duke e çuar në ndeshjen e shtatë.
Kurse për “xehetarët” është mundësia që të shpallen kampion para publikut të tyre.
Deri më tani këtë sezon në play-off, Trepca ka luajtur pesë ndeshje si vendas dhe i ka fituar të gjitha. Ndërsa Bashkimi ka luajtur gjithsej katër herë në “Minatori” dhe nuk ka fituar asnjë ndeshje./Arbresh.info
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...