Mohamed Salah mund të jetë në tituj e mediave në afatin e verës, me yllin e Liverpoolit që ka ngritur dyshimet për të ardhmen e tij me kampionët e Premier Ligës.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklaruar pak ditë më parë që nëse Salah dëshiron të largohet, ai nuk do ta ndalonte, një gjë që ish mesfushori i Reds, Dietmar Hamann i ka dhënë arsye.
“Nëse Salah dëshiron të largohet, Barcelona dhe Madrid do të ishin interesuar për të. Nëse një lojtar dëshiron të largohet. Duhet ta lejojmë atë të shkojë. Ai këtë mund ta bëjë në verë”, tha Hamann për Stadium Astro.
“Nëse Salah largohet. Nëse ai dëshiron të largohet, gjë që ka të ngjarë, por kjo do ta këtë një efekt tjetër. Liverpool do të blejë dikë”.
Salah ka kontratë deri më 2023 e cila gjë bën që Liverpool do ta shiste atë për një shumë të madhe parash.
Kjo do ta bënte të vështirë kalimin në verë në Spanjë të egjiptianit, për shkak edhe të situatës së keqe ekonomike që ka Real Madridi e veçanërisht Barcelona. /GazetaExpress/
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...