Ylli i Paris Saint Germain, Neymar mund të largohet nga klubi aktual për transferim në Real Madrid gjatë verës pas vetëm një sezoni në Francë.
Sulmuesi brazilian është transferuar nga skuadra e Unai Emery për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro, por superylli mund të rikthehet në mënyrë sensacionale në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në një raport nga ‘Goal’, 25-vjeçarit do t’i lejohet largimi nga klubi në Parc des Princes nëse ‘Les Parisines’ fitojnë Ligën e Kampionëve.
Ata pretendojnë që presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi i ka dhënë fjalën fituesit të medaljes olimpike të vitit 2016 se do t’i lejohet largimi nga PSG nëse ai i ndihmon klubit për të fituar çmimin më të madh në botën e futbollit.
Tashmë ka raporte se Neymar është i pakënaqur me jetën në Paris dhe se nuk i pëlqen stili i lojës në Liga 1./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet