Juventus është i interesuar për të transferuar sulmuesin e Napoli-t, Arkadiusz Milik.
“Zonja e Vjetër” preferojnë transferimin e yllit të Inter, Mauro Icardi, por nëse transferimi dështon, Milik është alternativa tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Tuttosport, Napoli nuk do e lejojë Milik të largohet nëse nuk paguhet vlera e 40 milionë euro, pavarësisht që kontrata e tij skadon verën e vitit të ardhshëm.

Juventus shpreson që në merkato ta shesë Gonzalo Higuain dhe me ato para të bëjë ofertën për yllin e Polandës.
Përparësi për “Bianconerët” është lidhja e mirë e Milik me trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin ka punuar te Napoli para dy viteve./arbresh.info.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...