Pas rikthimit nga Kombëtarja e Argjentinës, Lionel Messi u largua nga fusha pak para përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen e Inter Miamit ndaj Torontos, të mërkurën mbrëma.
Sipas disa informacione Messi ka pasur probleme me kofshën e djathtë dhe ky problem e ka mbajtur jashtë edhe në ndeshjen e kombëtares së Argjentinës ndaj Ekuadorit, shkruan Arbresh.info.
Messi nuk ka luajtur as ndeshjen e së shtunës ndaj Atlanta Unitedit.
Tjetër lojtar i cili mbeti i dëmtuar nga ndeshja me Toronton është edhe ish lojtari i Barcelonës, Jordi Alba.
Ai është larguar nga loja në minutën e 35-të, të ndeshjes pas një lëndimi.
Përkundrazi këtyre dy lëndimeve Inter Miami arriti të fitojë me rezultat 4-0 ndaj Torontos./Arbresh.info/.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...