Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave i ka filluar përgatitjet për ndeshjen e parë eliminatore për Kampionatin Evropian “Euro 2021” kundër Turqisë, e cila do të zhvillohet, të premten, në orën 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në stërvitjen e parë në stadiumin e “Agron Rama” në Obiliq, përzgjedhësja Afërdita Fazlija me ndihmësit e saj, Veton Çitaku, Sanije Krasniqi e Besart Ismajli punuan me intensitet më të ulët me futbollistet, duke pasur parasysh se gjatë fundjavës që të gjitha ishin të angazhuara në ndeshje kampionale.
Të gjitha lojtaret janë në formë të mirë dhe me entuziazëm të madh e presin sfidën kundër Kombëtares turke, me shpresë për ta nisur mbarë këtë cikël të eliminatoreve, i cili për herë të parë vjen me format të ndeshjeve vajtje-ardhje, shkruan Zëri.info.
Kosova bën pjesë në Grupin A, së bashku me Holandën, Rusinë, Turqinë, Slloveninë dhe Estoninë.
Në prag të ndeshjes me Turqinë, Kosova ka mbajtur konferencën për media.
Në këtë konferencë u paraqitën përzgjedhësja Afërdita Fazlija, kapitenia Valentina Limani dhe futbollistja Erëleta Memeti.
Trajnerja e Kosovës Afërdita Fazlija u shpreh se kjo ndeshje do të jetë një ndeshje mjaft cilësore nga të dyja skuadrat dhe shpreson që të arrijnë fitore.
“Sa i përket kundërshtarit kemi informata. Para dy viteve kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me Turqinë. Por nëse e shohim zhvillimin e Përfaqësueses sonë, mendoj që kjo ndeshje do të jetë mjaft cilësore nga të dyja skuadra. Unë pres nga Përfaqësuesja që ta fitojmë këtë ndeshje. Me siguri që rezultatet e Përfaqësueses së meshkujve nuk mund të themi se na kanë futur në presion, përkundrazi ato na kanë motivuar”, tha Afërdita Fazlija.
Ndërsa kapitenia e skuadrës Valentina Limani u shpreh optimiste para kësaj ndeshje duke parë dhe mënyrën se si po shkojnë përgatitjet e Përfaqësueses së Kosovës.
“Besoj që vajzat janë shumë të motivuara. Mendoj që do ta japim maksimumin. Duhet t’i kryejmë detyrat që na thot trajnerja dhe beson që do të dalim triumfues. Skuadra është e bashkuar mes vete dhe besoj që do të kemi rezultate pozitive”, tha Limani.
Ndërkaq Erlëta Memeti tha se pret një perkrahje të madhe nga tifozët kosovarë.
“Jemi të përgatitur shumë mirë. E dimë që Turqia ka një përvojë më të madhe por besoj që falë përkrahjes së madhe do të dalim fituese”, u shpreh Memeti.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:45.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...