Skuadra e kategorisë së gjashtë të futbollit anglez, Macclesfield, do të luajë kundër fituesit në fuqi të Kupës FA, Crystal Palace, në fundjavë.
Në program është raundi i tretë i garës më të vjetër të futbollit në botë dhe mund të ketë befasi.
Befasi në Kupën FA ka vazhdimisht.
Arsenali ballafaqohet me fituesin e vitit 2008, Portsmouthin, ndërsa Manchester City luan me skuadrën e kategorisë së tretë, Exeter.
Do të ketë edhe ndeshje të skuadrave të Premier Leagues.
Manchester United luan kundër Brightonit, Tottenhami ndaj Aston Villas, ndërsa Granit Xhaka me Sunderlandin luajnë në udhëtim tek Evertoni. Newcastle përballë do ta ketë Bournemouthin.
Ky rreth i garës në Kupën FA nis të shtunën, ndërsa mbaron të hënën me duelin Liverpool – Barnsley.
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...