
Waving flag with Real Madrid football team logo. Editorial 3D
Në kohën kur Spanja po përballet me virusin Covid-19, gjest i madh nga Real Madrid.
Real Madridi vazhdon të përkulet në luftën që qyteti i tyre ka kundër koronavirusit.
Stadiumi i Real Madridit, “Santiago Bernabeu” do të kthehet në depo për furnizime mjekësore të marra nga organizatat dhe bizneset, veçanërisht ato që i takojnë sektorëve sportive, ka njoftuar faqja zyrtare e Realit.
Gjitha donacionet do t’i dorëzohen më pas autoriteteve sportive për t’u shpërndarë në mënyrë adekuate, për të luftuar koronavirusin.
“Klubi i futbollit Real Madridit, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Sportiv (CSD), ka nisur një projekt në Madrid për të furnizuar dhe shpërndarë materialin strategjik shëndetësor për t’u përdorur kundër pandemisë COVID-19. Si rezultatet i këtij bashkëpunimi të ngushtë mes dy institucioneve, ‘Santiago Bernabeu’ do të ofrojë një hapësirë për të deponuar donacionet e furnizimeve mjekësore të nevojshme për të luftuar pandeminë. Gjitha furnizimet e deponuara do të barten te autoritetet shëndetësore të Spanjë, nën autoritetin e qeverisë spanjolle, në mënyrë që resurset, aq të nevojshme në situatën aktuale emergjente shëndetësore, të shpërndahen në mënyrën më të mirë dhe efikase”, është thënë në komunikatën e klubit./medial/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...