Robert Lewandowski iu bashkua së fundmi Barcelonës pasi u largua përfundimisht nga Bayern Munichu.
Dhe, mediat spanjolle raportojnë se në klauzolën e nënshkrimit të kontratës është cekur edhe numri që do ta mbajë në fanellë sulmuesi polak.
Mediumi “Sport” raporton se ish-futbollisti i Borussia Dortmundit do ta mbajë në fanellë numrin “9”, edhe pse për momentin ai i takon sulmuesit holandez, Memphis Depay.
Ish-futbollisti i Lyonit, ose do të largohet nga gjiganti katalunas ose i duhet ta marrë një numër tjetër, nëse qëndron eventualisht në “Camp Nou”.
Ndërkohë, në treg kanë dalë fanellat e Lewandowskit, prej të cilave Barça shpreson t’i fitojë 20 milionë euro, ndërsa lojtarin e bleu për 50 milionë. /GE/
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit
Përplasje midis dy personave, sekuestrohen dy armë e 60 fish...
IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kus...
Një burrë gjendet i vdekur në Prizren