Portieri brazilian, Santos, i Atletico Paranaense mesa duket ka pasur gjëra të tjera në mendje gjatë disfatës 2-1 ndaj Atletico Mineiro.
Pak përpara se të fillonte ndeshja e Serie A braziliane të dielën, Santos nxori celularin për t’u marrë me diçka që duhet të ketë qenë tepër urgjente.
Tifozët vendas pas shpinës së tij në Arena da Baixada dekeshin të habitur teksa 28-vjeçari po merrej me celularin e tij, përpara se ta zhdukte teksa arbitri i ra bilbilit për startin e ndeshjes, transmeton telesport.
Pas ndeshjes, trajneri i Atletico Paranaense Fernando Diniz ishte po aq i habitur sa të gjithë tifozët e pranishëm: “Nuk e di. Është pak e çuditshme. Santos është një lojtar i përgjegjshëm, por ishte e çuditshme, kaq mund të them.”
https://youtu.be/xI262V73PkU
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira