Mercedes ka ndryshuar ngjyrën e Formulës, duke e kthyer atë në të zezë.
Skuadra e Mercedes duket se është ndikuar nga ylli i skuadrës së saj, njëkohësisht kampioni i botës në F1, Lewis Hamilton.
Hamilton ka qenë nga më të zëshmit ndaj gjithë F1, duke u ndjerë keq pse askush nuk ragoi me rastin e vrasjes së George Floyd dhe marshit ‘Black Lives Matter’.
Por, reagimi së fundmi ka ardhur nga Mercedes, të cilët kanë përcjell një mesazh të rëndësishëm me anë të dizajnit të Formulës.
Formula është kthyer me ngjyrë të zezë dhe në të shkruhet një mesazh i qartë: “Jepini fund racizmit”.
Mercedes tradicionalisht ka pasur ngjyrën e argjendtë të formulës, por këtë edicion do të jetë ndryshe.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media