Evan Ndicka i trembi të gjithë në minutën e 71-të të ndeshjes Udinese-Roma, pasi u shtri në tokë për probleme në zemër, ndonëse për fat të mirë nuk e humbi vetëdijen për asnjë moment.
Mbrojtësi i Romës është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, pasi i ishte kryer një elektrokardiogramë më parë në stadium, teksa bëhet me dije se tashëm është i shtruar me kodin e verdhë.
Thënë ndryshe, gjendja e mbrojtësit nuk duket fort shqetësuese, megjithatë pritet që të kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme, para se të vendoset për largimin nga spitali.
Ndërkohë edhe futbollistët e tjerë të Romës kanë zbarkuar në spital me autobusin e klubit, pasi kanë kërkuar që të jenë pranë shokut të tyre në këto momente të komplikuara për shëndetin e tij.
Sfida mes Udineses dhe Romës u ndërpre në minutën e 71-të, për të mos vijuar më, pasi tronditja ishte e madhe dhe futbollistët verdhekuq nuk dëshironin të vazhdonin lojën, ndërkohë që shoku i tyre i skuadrës ishte në rrezik për jetën./ss
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot