Sfida ndaj Serbisë do të jetë speciale për Elseid Hysajn. Mbrojtësi kuqezi do të barazojë rekordin e paraqitjeve me kombëtaren me kapitenin legjendar Lorik Canës.
Ndeshja në Leskovac kundër Serbisë është ndoshta një nga më të rëndësishmet për Kombëtaren në vitet e fundit.
Akoma më shumë për Elseid Hysajn. Mbrojtësi kuqezi do të barazojë Lorik Canën si lojtari me më shumë ndeshje me Kombëtaren shqiptare, 93 të tilla, dhe do të ketë shansin që ta parakalojë në sfidat e mbetura.
Një rrugëtim që ka nisur në vitin 2013, kur Gianni De Biasi e zbriti në fushën e lojës në miqësoren me Gjeorgjinë.
Që prej asaj sfide, 31-vjeçari u bë një titullar thuajse në të gjitha ndeshjet, duke arritur të luajë në dy Evropianët ku mori pjesë Shqipëria.
Por ecuria drejt rekordit historik nuk ka qenë e lehtë, sepse Hysaj herë-herë është kritikuar dhe ka pasur momente të vështira në fushën e lojës.
Në këto eliminatore ka qenë një nga lojtarët më konstantë dhe ndoshta më të mirët për formacionin e Sylvinhos.
Sigurisht që ëndrra e madhe e Hysajt do të ishte Botërori, dhe në këtë mënyrë do të fuste emrin në librat e artë të historisë së futbollit shqiptar.
Vuçiqi i frikësuar për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqi...
Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbyllje...
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...