Është mbyllur me rezultat spektakolar 6-6 ndeshja bamirëse “Ndeshja e Yjeve”, që u zhvillua mbrëmjen e sotme në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prishtinës.
Përballë njëra-tjetrës ishin dy skuadra të përbëra nga emra të njohur, të udhëhequra nga yjet e futbollit kosovar, Edon Zhegrova dhe Milot Rashica.
Loja dhuroi emocione të shumta, gola të bukur dhe një atmosferë të jashtëzakonshme, ku sporti dhe argëtimi u bashkuan për një kauzë të mirë.


Në fushë u panë figura të njohura nga fusha të ndryshme – futbollistë si Albion Rrahmani, Ilir Korenica, Qëndrim Zyba e Florent Topalli; emra nga muzika si Majk, Fero, Ermal Fejzullahu e Afrim Muqiqi; si dhe personalitete nga politika dhe arti, që u bënë pjesë e këtij eventi unik.
Në pjesën e parë, skuadra e Zhegrovës kaloi në epërsi me rezultat 3-2, por në fraksionin e dytë, “ushtarët” e Rashicës barazuan gjithçka me të njëjtin rezultat, duke e çuar përballjen në 6-6 përfundimtar.
Ndeshja e organizuar në frymë bamirësie shërbeu si simbol i bashkimit të komunitetit dhe përçimit të vlerave pozitive, ku sporti u bë urë lidhëse mes publikut dhe emrave të njohur të vendit.


“The Best of Fisnik Asllani” – Bundesliga publikon përmbledh...
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çaj...
Pacolli: Suksesi nuk matet me sa larg shkon, matet me sa nje...
Dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit ...
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?