Manchester City e ka nisur furishëm mbrojtjen e titullin në Ligën Premier pasi triumfoi 3-0 ndaj Burnleyt që ishte nikoqir.
Pas vetëm katër minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi me anë të Erling Haaland, që shënoi me vetëm një prekje, ndërsa Rodri ishte asistues.
Sulmuesi norvegjez nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të dytin personal dhe të dytin për skuadrën e tij, ndërsa Julian Alvarez ishte në rolin e asistuesit.
Haaland bëri të ditur se do të vazhdojë me shënimin e golave edhe në këtë sezon, duke treguar se çfarë i pret edhe skuadrat tjera.
45 minutat e dytë ishin më të qetë për nga numri i golave, pasi u shënua vetëm një.
Për të vulosur fitoren 3-0 të Cityt u përkujdes Rodri, që shënoi në minutën e 76-të.
Mysafirët e drejtuar nga Pep Guardiola mund të kishin së paku edhe një gol tjetër, mirëpo u mungoi konkretizimi.
Në anën tjetër, Vincent Kompany debutoi me humbje në Ligën Premier si trajner, dhe kjo i erhdi pikërisht nga ish-skuadra e tij, që është edhe legjend e klubit.
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...