Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka bërë të ditur se Genc Nuza, do jetë gjyqtari kosovar i cili do ta gjykojë ndeshjen kualifikuese për Evropianin U21.
Sic njofton FFK-ja, UEFA përsëri i beson gjyqtarëve nga Kosova për të ndarë drejtësinë në kompeticione të nivelit të lartë, raporton Arbresh.info.
“Genc Nuza do ta gjykojë ndeshjen kualifikuese për Evropianin U21. UEFA i beson përsëri gjyqtarëve nga Kosova për të ndarë drejtësinë në kompeticione të nivelit të lartë. Ndeshja e grupit H, Slovenia U21 – Qipro U21 do të gjykohet nga gjyqtari i Kosovës, Genc Nuza. Në këtë ndeshje, që do të zhvillohet në stadiumin “Mestni Stadion Fazanerija” në Murska Sobota, gjyqtari Nuza do të asistojë nga Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella”, thuhet në njoftim.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 10 shtator, me fillim në orën 18:00./Arbresh.info/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...